Cui prodest?

Cui prodest?

Kush do që të arsyetojë me mendjen e vetë duhet të shemb shprehjen intimiduese dhe paranojake që për fat të keq është gjithnjë në modë në Itali: “Cui prodest” (kujt i leverdis?).

Është një shprehje që duket e mprehtë, por është e pagdhendur e trashanike. Të censuron, nuk të lë të thuash atë që mendon, duke dyshuar se mendimi yt mund “të bëjë lojën” e ndonjërit, të favorizoj armikun, t’u dorëzohet përdorimeve që janë më të fortë se qëllimet më të mira.

Është një shprehje që privliegjon mistikën e përkatësisë: të mos thuash atë që mendon e të thuash atë që leverdis. Frika e “të bërit të lojës” paralizon fakultetet mendore. Dhe gjatë historisë, ka nxjerrë nga personat gjithnjë pjesën më të keqe të vetes.

Jean-Paul Sartre, kur ishte diktatori i modave kulturore të Parisit, thoshte se duhej heshtur mbi gulag-un, nga frika se e vërteta i leverdiste kundërshtarit, se bënte lojën e “armikut të klasës”. Për vite me rradhë, të shumtë kanë mbyllur sytë mbi Brigadat e Kuqe, që nuk mund të ishin aq të kuqe meqënëse “bënin lojën” e të tjerëve. Ata shtinin, duke besuar se bënin revolucionin; qorrat e “cui prodest-it” nuk e dëgjonin domethënien e atyre goditjeve, duke u përkëdhelur në shpjegime të rreme.

Në kohë më të afërta bipolarizmi primitiv italian sanksionoi triumfin e “cui prodest-it”. Një atmosferë e ndotur dhe intelektualisht e pathithshme që stanjon në mënyrë të tërthortë mbi të gjitha formacionet. Për vite në të majtën është heshtur mbi fakte lehtësisht të qartësueshme me një minimum obiektiviteti (roli politik gjithnjë e më i madh i magjistraturës dhe i shumë gjyqeve, për shembull) me ankthin paralizues e “të bërit të lojës” së Berlusconit. E në të djathtë çdo dallim minimal nga fjala e Kapos Suprem, çdo distancim edhe pse jo i dukshëm është përjashtuar menjëherë nga pasdaran-ët e Kavalierit si një shembull marrëveshjeje sekrete me armikun.

Filozofia e “cui prodest-it” sheh komplote kudo. Ka sindromën e tradhëtisë. Shikon si dezertim çdo opinion që nuk është konform me mendimin dominues. Nëse vërren një të vërtetë të pakëndshme për grupimin tënd atëhere ke mbaruar: ose je një tradhëtar ose, në më të mirën e hipotezave, një i prapambetur që nuk kupton se po “bën lojën e të tjerëve”.

Loja, në të kundërt, duhet të jetë vetëm një: të mos tërhiqesh i fikësuar përballë një mendimi që nuk është një skemë dogmatike, një burg për trutë. Loja duhet të jetë mendimi i lirë, jo konformist, i pakushtëzuar nga përkatësitë, i lirë nga skemat fikse.

“Cui prodest?”

I leverdis shëndetit mendor. I leverdis freskisë së ideve. I leverdis shpirtit jo të burgosur nga paragjykimet dhe nga sektarizmat (partizanizmat). I leverdis lirimit të një diskutimi politik që të mos jetë teatërthi i grupimeve që e shikojnë sho-shoqin si qenër duke përsëritur në pafundësi të njëjtat banalitete.

T’u përgjigjesh priftërinjve të “cui prodest-it” me një shprehje të sigurt: nuk më intereson se kujt i leverdis, më intereson që të jetë një mendim me themel, i argumentuar dhe i bazuar mbi fakte. Dhe nëse faktet janë bastarde, në djall “cui prodest-i”.

[Shkrimi i mësipërm është përkthyer nga italishtja Pierluigi Battista:”Meglio bastardi che asserviti]

2 mendime mbi “Cui prodest?

Li një koment:

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s