Në rrezik e në nevojë shoku shokun ta ndihmojë

Si u favorizua gjarpri mistifikator psikoanalitik

Jacques Lacan

Këto kohët e fundit në Shqipëri po dëgjohet e lexohet mjaft mbi psikoanalizën dhe një nga kokat e saj, Jacques Lacan (Zhak Lakan). Ekziston aktualisht një i ashtuquajtur Rreth lakanian i Tiranës i udhëhequr nga Jolka Nathanaili-Penotet [1] i cili tek-tuk – edhe pse jo aq rrallë nga sa mund të perceptohet nga tek-tuku – organizon mbledhje e seminare për përhapjen e psikoanalizës frojdiane (freudiane) sipas Lacan-it (Lakanit).

Po ashtu, për përhapjen e kësaj sërë influence flet edhe përkthimi nga Ardian Vehbiu prej frëngjishtes të një libri me titull “Lakan: Mësimet e mia”[2].

Po le t’i lemë këto konstatime mënjanë, meqënëse nuk kam ndër mend të merrem tani me to. Me këtë rast do të flas për një ngjarje të zhvilluar këtu e disa, mjaft, shumë, vite më parë. Ndodhia që do mundohem të përshkruaj, pa u tejzgjatur, e me shumëpak komente zhvillohet në Francë.

Prej dhjetra vjeçarësh psikanaliza (psikoanaliza) freudiane (frojdiane) nuk merret më në konsideratë, ose të paktën është aq e margjinalizuar sa të mund t’i lejoj vetes të pohoj se është jo-ekzistente në shëndetësinë mendore moderne[3], dhe në trajtimin e problemeve të kësaj.

Por ngjarja e ndodhur në 5 shkurt të vitit 2005 në Francë, në një takim psikoanalistësh në Paris, ilustron më së miri konceptin e gjarprit mistifikator që përdridhet e që akoma nuk vdes. Ministri i asokohshëm i shëndetësisë në Francë njëfarë Philippe Douste-Blazy me një As nën mëngë si i thonë llafit, deklaron se kishte urdhëruar heqjen që nga websajti i departamentit të vet të një raporti që konkludonte duke shprehur prova shkencore të cilat favorizonin cognitive-behavioural therapy (CBT) përkundrejt psikoanalizës frojdiane [4][5].

“Nuk do të dëgjoni më [për raportin]” e siguroi audiencën e përbërë nga psikoanalistë ministri i asokohshëm francez i shëndetësisë. Audienca e mikluar për mundësinë e dhënë… komuniteti i mirëfilltë shkencor, jo vetëm francez, i shtangur nga akti anti-shkencor dhe censurues i ministrit. Akt nëpërmjet të cilit fshihet paturpësisht një e dhënë shkencore, rezultat i një kërkimi shkencor, për të favorizuar një pseudoshkencë të rrezikshme si psikoanaliza freudiane (frojdiane).

Franca, nga vjen edhe miazma psikoanalitike që po përhapet këto kohë në Shqipëri, ka një influencë e traditë të gjithëditur psikoanalitike, e formësuar nga puna e Jacques Lacan-it (Zhak Lakan).

Lacan-i (Lakani), na mësojnë librat dhe faktet e dokumentuara, ishte ai që bëri një përzierje apo shkrirje le të themi – edhe pse të dyja më kujtojnë disi metodat mejetare të kuruesve të rrugës – të ideve freudiane klasike me strukturalizmin, duke rezultuar në atë që sipas “denigruesve” (ku përfshihem edhe unë, si lexues) nuk është gjë tjetër veçse një pseudoshkencë.

Kjo pseudoshkencë, pra psikonalaizma freudiane sipas Lacan-it, ngjan sot më shumë se kurrë – përfshirë edhe Shqipërinë e sidomos dishepujt shqiptarë – me një lëvizje kulti, ku “i madhi”, “të mëdhenjtë”, adhurohen e lëvdohen për “zbulimet” e mëdha që i kanë dhënë njerëzimit.

Por le të rikthehemi, përsësi, në Francën e atyre viteve.

Raporti që ministri i asokohshëm francez Douste-Blazy deklaroi se do të hiqte nga faqja e dikasterit të vet, de fakto duke kryer censurë shkencore, ishte botuar nga agjencia kryesore e shëndetit në Francë (INSERM). Kjo i kishte mërzitur jo pak ndjekësit e kultit Lacan-ian. Raporti në fjalë fliste, me fakte të dokumentuara, se CBT (cognitive-behavioral therapy) kishte se çfarë të tregonte për efektshmërinë e vet, ndryshe nga psikoanaliza freudiane.

Siç edhe e përmenda më sipër, akti i heqjes së raportit shkencor nga web-faqja është quajtur nga personalitetet franceze: “një akt censure”. (Deklarata e Jean Cottraux – asokohe psikiatër në Spitalin Neurologjik Pierre Wertheimer, Lion e njëkohësisht anëtar i panelit të INSERM.) [6]

Shënime dhe Referenca:

[1Nyjelakim.net – Jolka Nathanaili-Penotet
[2Botimet Onufri: Mësimet e mia
[3] Kihet parasysh mjekësia e bazuar mbi fakte e prova, jo mbi procedura pseudoshkencore të cilat nuk zotërojnë evidenca e të bazura veçse mbi spekulime, apo rryma filozofike.
[4APPEL – France : ”Et Philippe Douste-Blazy déclara sa flamme à la psychanalyse”.
[5APEEL: Le Monde 07 Fev 2005
[6INS. INSERM: Resume

Advertisements

Një mendim mbi “Në rrezik e në nevojë shoku shokun ta ndihmojë

Li një koment:

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s